Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka ngushëlluar familjarët me rastin e vdekjes së prokurorit të kësaj prokurorie, Ibrahim Fejza.
“Lajmin për ndarjen nga jeta të familjarit tuaj dhe kolegut e bashkëpunëtorit tonë shumë të dashur dhe të respektuar, prokurorit Ibrahim Fejza e morëm me dhimbje dhe pikëllim të thellë”.
“Me këtë rast ju shprehim ngushëllime duke ndarë dhimbjen me Ju, vdekja e tij është humbje e madhe për Ju si familje, por edhe për ne si kolegë të të ndjerit dhe tërë sistemin prokurorial të Republikës së Kosovës”.
“Prokurori i ndjerë Ibrahim Fejza do të mbetet gjithmonë në kujtimet tona si shembull i përkushtimit profesional, njerëzor dhe i dashur për kolektivin dhe më gjerë”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të kësaj prokurorie./arbresh.info/
Vdes prokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Lumezi ngushëllon familjen Fejza
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...