Mediat serbe kanë raportuar sot se ish-polici i arrestuar në Jarinjë, Doran Pantiq do të lirohet nga paraburgimi dhe do të i vendoset masa e arrestit shtëpiak.
Arbresh.info ka kontaktuar me prokurorin në Mitrovicë, Ismet Ujkani i cili tha se nuk kanë janë duke u marrur ata me atë rast.
“Nuk kemi njohuri, nuk merremi ne me atë rast”, tha Ujkani.
Tutje arbresh.info ka kontaktuar edhe me Kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj.
Isufaj nuk e mohoi lirimin nga paraburgimi të ish-policit serb, Doran Pantiq duke thënë se nuk mund të flas për këtë çështje.
Ndryshe sot kryeministri Albin Kurti në një konferencë për media tha se nuk ka njohuri se është liruar nga paraburgimi dhe do vendoset në arrest shtëpiak.
“Unë nuk e di këtë çështjen gjyqësore, procedurale të atij që është i pandehur dhe mbahet në Jarinje për shkak se nuk mund të dërgohej në burg zyrtar. Ai e ka statusin e të paraburgosurit por njëkohësisht është i pandehur për terrorizëm. Ishte grevë në të urisë dhe kishte probleme në zemër, mund të dërgohej në spital, a është e arsyeshme e vendos gjyqësori, por kur kemi akuzë për terrorizëm, të dërgohesh në arrest shtëpiak, unë jam shumë kurreshtar ta di se cili është ai prokuror që bën këtë kërkesë, dhe cili është ai gjyqtar që e aprovon”, tha Kurti./arbresh.info/
Lexo edhe:
Kurti për vendimin e Pantiq: Jam kurreshtar, kush është prokurori që kërkoi e cili gjyqtar e aprovoi
SHBA ka lëshuar mbi 850 raketa Tomahawk në Iran
Tragjedi në Gjermani, vdes 13-vjeçari pasi u sulmua me thikë...
Plagosje me thikë në Vlorë, qëllohet dy herë 33-vjeçari në a...
3,500 marinarë dhe marinsa amerikanë mbërrijnë në Lindjen e ...
Plagosje në afërsi të Spitalit Rajonal të Vlorës, 33-vjeçari...
Trafikonin emigrantë me kamionë, dënohen me burg tre shqipta...