Prokuroria Themelore në Gjakovë ka mbajtur konferencë për media lidhur me dyshimet për manipulim të votave në Komunën e Malishevës.
Kryeprokurori Enis Gashi ka deklaruar se Prokuroria ka lëshuar autorizim për Policinë e Kosovës për ndërmarrjen e veprimeve konkrete në kuadër të grumbullimit të provave.
“Prokuroria ka lëshuar autorizim për Policinë e Kosovës për të ndërmarrë veprime konkrete lidhur me grumbullimin e provave. Me autorizimin e Prokurorisë, në aksionin e sotëm nga 18 kryesues dhe 50 komisionerë, janë intervistuar 15 kryesues dhe 43 komisionerë. 15 kryesues janë të ndaluar për 48 orë. Poashtu për 43 komisionerët tjerë jemi në vlerësim”, tha Gashi.
Në Komunën e Malishevës, 9057 vota janë të shtuara, tha Kryeprokurori Gashi.
Koordinatorja nacionale për zgjedhje, Laura Pula ka thënë se hetimet do të vazhdojnë deri në vënien para drejtësisë të personit të fundit të përfshirë në manipulime.
“Zgjedhjet nuk janë thjesht një ushtrim procedural por një obligim qytetar. Ato janë gurthemeli i demokracisë. Gjatë procesit të fundit zgjedhor unë bashkë me ekipin tim kemi monitoruar parregullsi që u shfaqën pas përfundimit të zgjedhjeve. Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe koordinuara janë kryer arrestime duke përfshirë individë që kanë qenë komisionerë. Le të jemi të qartë, asnjë individë pavarësisht pozitës apo funksionit nuk qëndron mbi ligjin. Prokurori i shtetit ka demonstruar paanshmëri dhe guxim institucional në adresimin e këtyre veprave. Kur ligji zbatohet në mënyrë të vazhdueshme ndaj të gjithë manipulueseve të votave, do të na inkurajoj që të vazhdojmë punën tonë që nuk do të përfundoj deri në gjetjen e personit të fundit që ka bërë këtë manipulim”, ka shtuar Pula.
Prokurorja Pula: Të gjithë kandidatëve për deputet që u janë...
Ulutash pret zëvendëskomandantin e AJFC të Napolit, flasin p...
34 fusha në 4 vite – FFK përmes një videoje zbulon fushat e ...
Debat mes ‘treshit përsheshit’, Klodi i kthehet ashpër Elijo...
Nagavci çon në Prokurori procesin e zgjedhjes së Drejtorit t...
Policia zbardhë detajet e fundit nga rasti që ndodhi në Vete...