Një shtetase e huaj është gjetur mbrëmë pa shneja jete në autostradën “Arbën Xhaferi”, në drejtimin Ferizaj – Prishtinë.
Prokuroria bën të ditur se viktima është shtetase e Ukrainës, shkruan Arbresh.info.
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka nisur hetimet lidhur me rastin.
“Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se më 21.02.2024, në autostradën Ferizaj-Prishtinë, rreth orës 19:30, është gjetur pa shenja jete një person-shtetase e huaj (ukrainase) me iniciale O.K. Hetuesit Rajonal të Policisë së Kosovës në koordinim me Prokurorin e Shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e saj.”, thuhet në njoftimine Prokurorisë.
“Prokuroria me të gjitha institucionet tjera relevante janë duke punuar për zbardhjen e rrethanave të kësaj vdekjeje, dhe rasti është duke u hetuar në drejtim të veprës penale “Aksident trafiku” me fatalitet.”, thuhet ndër të tjera në njoftim.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë./Arbresh.info/
Haxhiu për Rexhep Qosjen: Kontribuoi në mbrojtjen e identite...
Afati kushtetues po afron, Albin Kurti pa përgjigje për Osma...
I dyshuari që gjuajti në darkën e Trump del para gjykatës, ‘...
Kuvendi mban një minutë heshtje për akademikun Rexhep Qosja
Konfirmohet vizita: Trump premton se Mbreti do të jetë “shum...
27 vjet nga Masakra e Mejës ku u ekzekutuan 376 persona