Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dhënë detaje për pinionin në lidhje me rastin e abuzimit ndaj të miturës nga Drenasi, me dyshimin se Hetuesi Policor, V.V, ka kryer veprat penale “Keqpërdorimi seksual duke keqpërdorur pozitën, autoritetin apo profesionin” dhe veprën penale “Ndërprerja e palejuar e shtatzënësisë’.
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka deklaruar se me të pranuar informatën, ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, sipas urdhëresës së prokurorit kujdestar, i dyshuari, V.V, më 05.02.2019, është ndaluar nga Inspektorati Policor i Kosovës, i cili është dërguar në qendër të mbajtjes, në afat prej 48 orësh.
Prokurori kujdestar ka ushtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit V.V., në drejtim të veprave penale “Keqpërdorimi seksual duke keqpërdorur pozitën, autoritetin apo profesionin, e sanksionuar sipas nenit 238 paragrafi1 pika 1.3, të KPRK-së” dhe veprën penale “Ndërprerja e palejuar e shtatzënësisë e sanksionuar sipas nenit 184 paragrafin 2 lidhur me paragrafin 1, lidhur me nenin 33 të KPRK-së”.
Gjykata Themelore në Prishtinë, në ora 14:00, ka caktuar seancë dëgjimore lidhur me kërkesën e prokurori për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin e cekur më lartë.
Prokuroria Themelore në Prishtinë është duke punuar në mbledhjen e të gjitha provave në drejtim të veprave penale të lartpërmendura dhe veprat penale të cilat mund të paraqitën në ndërkohë.
Prokuroria do ta mbajë të informuara opinionin për çdo veprim të ndërmarrë në lidhje me këtë rast.
Abdixhiku pas votëbesimit: U bëj thirrje të gjithëve të kthe...
Dorëhiqet Lajçaku pasi i dalin muhabetet me Epsteinin
Abdixhiku i mbijeton votëbesimit
Deklarimi për dorëheqjen e Abdixhikut, përfundon procesi i v...
Lista Serbe ankohet ndaj KQZ-së, për mosshpalljen e rezultat...
Muriqi: Jam i bindur se Mallorca do të qëndrojë në La Liga