Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit Sylë Hoxha ka dalë me një konferencë të jashtëzakonshme për media ku në bazë të raportit të autopsisë dhe provave që posedojnë konstaton se Astrit Dehari ka bërë vetëvrasje.
Sipas Hoxhës në bazë të raportit të autopsisë vdekja e Deharit ka ardhur si pasojë e asfiksisë me një mjet të fortë të vetshkaktuar.
Hoxha po ashtu ka treguar edhe për hetimet dhe ekzaminimi i vendit të ngjarjes pas vdekjes së Deharit më 5 nëntor.
Hoxha tha se janë marrë në pyetje 17 persona dhe është ekzaminuar të gjitha dëshmitë.
Hoxha tha se nuk ka pasur asnjë dëshmi për përleshje të mundshme mes të burgosurve apo gardianëve me të ndjerin,
“Dhe nuk është vërtetuar ndërhyrje apo lëvizje në dhomën A3 ku ka qenë Astrit Dehari. Po ashtu është vërtetuar se dhoma gjendet në katin e dytë dhe dritarja e kësaj dhome është e siguruar me grila të forta. Të paraburgosurit kanë qenë jashtë kështu që eliminojmë çdo mundësi të ndërhyrjes fizike nga faktorë të jashtëm. Dhe ne nuk kemi asnjë person të dyshuar. Duke u nisur nga këto prova na qojnë drejt konstatimit se Astrit Dehari ka bërë vetëvrasje”, tha Hoxha.
“Drejtësi, jo politikë!” – Hamza shpërndan pamje nga përgati...
Shën Valentini mes natyrës: Rama ndan një zemër nga Banjat e...
Rubio thotë se SHBA-ja dhe Evropa janë bashkë
Hovenier: Kosova humbi disa mundësi për 1 vit, anëtarësimi n...
Mbi 1 mijë e 300 biznese u shuan gjatë vitit 2025, dominon m...
“Askush mbi klubin”, Luis Enrique me nervozizëm i vendos vij...