Burim Çerkini, Prokuror në rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviq, në fjalën e tij në seancën e së martës ka thënë se ka prova për 4 të dyshuarit që janë përgjegjës për vrasjen e ish-politikanit serb, Oliver Ivanoviq në vitin 2018.
“Prokuroria thekson se ka prova që dëshmojnë se 4 të pandehurit kanë qenë pjesë e grupit të organizuar kriminal dhe janë përgjegjës për vrasjen e politikanit Oliver Ivanoviq më 16 janar 2018, që u qëllua plot 6 herë me plumba 9mm, nga një veturë e llojit Opel”, tha ai, raporton arbresh.info.
Sipas Prokurorit, vrasja është bërë me organizim, nga profesionistë.
“Prokuroria është e qëndrimit se të paktën 4 vite para vrasjes, grupi tanimë i akuzuar, kanë vepruar si organizatë kriminale, duke pasur edhe hieararki”, u shpreh prokurori.
Sipas Prokurorit, zyrtarët e akuzuar policor me qëllim ia kanë lëshuar rrugën kryerësit të vrasjes, duke keqpërdorur kështu detyrën zyrtare.
Për sa i përket provave, Prokurori është shprehur së ata do të nisen nga ekzaminimi i vendit të ngjarjes.M.D/arbresh.info/
Hapet në BQK ekspozita “Paraja rrëfen: 100 vjet jetë dhe ngj...
Arrestohet në Kosovë një person me urdhërarrest ndërkombëtar...
Mourinho optimist para përballjes me Real Madridin
Prokuroria Speciale arreston një person për dhënie ryshfeti ...
Sekuestrohet një armë zjarri në Kaçanik, shoqërohet në polic...
Szoboszlai në radarin e Realit – Liverpooli i ofron kontratë...