Prokurori Abdurrahim Ismajli pas kërkesës së avokatëve mbrojtës Ramiz Krasniqi, Emrush Kastrati dhe Florie Dervinja për përjashtimin e tij, ka thënë se kërkesat e avokateve janë të pabazuara dhe të pa mbështetura nga Këshilli Prokurorial i Kosovës.
Ai tha se aktakuza e ngritur për sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës nuk është politike.
“Po çuditem nga ana e tyre se kjo aktakuzë është politike apo prokurori është politik. Unë në asnjë rast në aktakuzën time nuk e kam përmend fjalën VV”, tha ai.
Ismajli, tha se në asnjë moment të akuzuarit nuk i kanë mohuar provat. Sipas tij, I akuzuari Atdhe Arifi e ka pranuar fajësinë në seancën dëgjimore.
Me këtë rast kanë reaguar avokatët mbrojtës, gjë që ka nxitur kryetarin e Trupit Gjykues Beqir Kalludra që të ndërpresë seancën.
Rritjet e sheqerit pas ushqimit: A është uthulla e mollës nj...
Britania nuk i jep leje SHBA-ve për përdorimin e bazave usht...
Miell i skaduar prej prillit të kaluar, AKU e bllokon pas si...
Ekstradohen nga Gjermania në Kosovë, dy të kërkuar me letër ...
Parashikimi i motit për të premten
Drita e pafat, mposhtet në frymën e fundit nga Celje