Është zhvilluar sot seanca paraprake ndaj Bojan Jevtiq, shef i operativës në pikën kufitare “Dheu i Bardhë”, i cili dyshohet për përfshirje në veprën penale të spiunazhit. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka dorëzuar kërkesë zyrtare për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tij.
Prokurori i rastit, Bekim Kodraliu, bëri të ditur se gjatë një aksioni të ndërmarrë ditën e djeshme në shtëpinë e të dyshuarit dhe në objekte të tjera përkatëse, janë siguruar prova materiale që e lidhin Jevtiqin me aktivitetet e dyshuara.
“Provat e siguruara kanë fuqizuar dyshimin tonë se i pandehuri ka qenë i përfshirë në veprime që cenojnë rendin kushtetues të Republikës së Kosovës, zyrtarët dhe institucionet e saj”, u shpreh prokurori Kodraliu.
Sipas Kodraliut, Jevtiqi nuk ka ofruar shpjegim të besueshëm për burimin e të hollave të gjetura, të cilat dyshohet se janë përfituar përmes veprimtarive të ndërlidhura me spiunazhin.
“Po, sot Prokuroria Speciale ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit Bojan Jevtiq, i dyshuar për veprën penale të spiunazhit. Kemi siguruar prova të mjaftueshme materiale dhe personale në bazë të së cilave kemi vërtetuar dyshimin se i njëjti është duke u marrë me aktivitet të kundërligjshë, që cënon rendin juridik dhe kushtetues të Republikës së Kosovës. Janë dokumente konfidenciale të lëshuara nga Policia e Kosovë të cilat kanë të bëjnë me sigurinë, rendin juridik”, ka deklaruar prokurori special.
Qindra migrantë mbërrijnë në Kretë
Kurti në tre fshatra të Malishevës, i jep përkrahje Gani Kra...
SHBA/ Kush dhe çfarë fshihet në dosjet Epstein?
Kryeministri Rama ndan pamjet: Videokartolina e darkës së fu...
Digjet trafostacioni pranë fushës së futbollit në Klinë, rap...
2025-ta vit i njohjeve: Katër shtete njohën shtetësinë e Kos...