Pokurori i prokurorisë speciale të Kosovës, Sylë Hoxha, për shikuesit e emisionit Zona e Debatit në Klan Kosova, mes tjerash ka folur edhe rreth asaj se kujt realisht i takon titulli i veteranit të luftës.
“Sqarim për të gjithë – ligji e parasheh që veteran është ai që ka marrë pjesë në luftë i armatosur dhe me uniformë”.
“Të tjerët janë ata që kanë ndihmuar me ushqim dhe gjëra të tjera Ashtu krejt kemi ndihmuar”, deklaroi ai.
Prokurori po ashtu foli edhe rreth zyrtarëve që dyshohet se janë përgjegjës për fryrjen e listës së veteranëve.
“Aktakuza është ngritur ndaj 12 personave anëtarë të komisionit qendror, që konsiderohet se e kanë keqpërdorë detyrën zyrtare. Dyshohet se edhe ata vetë kanë përfituar për t’i dhënë mundësinë që të përfitojnë edhe ata të tjerët që janë në listë”, deklaroi Hoxha./klan kosova/
Ndeshje e çmendur: Parisi e fiton aktin e parë gjysmëfinal n...
Edhe dy orë deri në përfundimin e afatit kushtetues
Çfarë mbrëmje magjike në “Parkun e Princave”, Bayerni i rikt...
Pas humbjes në Hungari, Orban ofron dorëheqje edhe nga kreu ...
Parashikimi i motit për të mërkurën
Parisi me dy gola të shpejtë ndaj Bayernit