Sot, është mbajtur takimi i radhës i prokurorëve koordinatorë për rastet e trafikimit me njerëz dhe prokurorëve nga departamentet për të mitur të Prokurorive Themelore dhe Prokurorisë së Apelit.
Sebahate Sinani, Koordinatore për rastet e trafikimit me njerëz, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet prokurorive në luftën kundër trafikimit me njerëz dhe mbrojtjen e të drejtave të viktimave.
“Në kuadër të këtij takimi, pjesëmarrësit diskutuan dhe prezantuan statistikat e periudhës janar – maj 2025, duke raportuar për secilën prokurori mbi numrin e rasteve të trashëguara, të pranuara dhe të përfunduara që lidhen me veprat penale si: Skllavëria, kushtet e ngjashme me skllavërinë dhe puna e detyruar (neni 163), Trafikimi me njerëz (neni 165), Fshehja e dokumenteve të identifikimit të viktimave të skllavërisë ose trafikimit me njerëz (neni 166), Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit (neni 228), si dhe Martesa e detyruar (neni 239) të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, kur këto vepra kanë elemente të trafikimit”, thuhet në njoftim.
Ky takim synon të forcojë koordinimin institucional, shkëmbimin e përvojave praktike si dhe identifikimin e sfidave dhe hapave të mëtejshëm për efikasitet më të lartë në trajtimin e këtyre rasteve të ndjeshme dhe komplekse./Arbresh.info
LDK për ekspozitën e Gashit: Skandaloze, i rëndë fakti që u ...
Bebe Rexha tërheq vëmendjen me fustanin e ngushtë
SHBA ka lëshuar mbi 850 raketa Tomahawk në Iran
Tragjedi në Gjermani, vdes 13-vjeçari pasi u sulmua me thikë...
Plagosje me thikë në Vlorë, qëllohet dy herë 33-vjeçari në a...
3,500 marinarë dhe marinsa amerikanë mbërrijnë në Lindjen e ...