Komisioni i Venecias në seancën plenare të 130-të, të mbajtur më 18 dhe 19 mars miratoi një opinion për projekt-amendamentet e rishikuara në Ligjin për Këshillin Prokurorial, ndërkaq ka dhënë edhe disa konkluzione.
Komisioni i Venecias ka dhënë rekomandim pozitiv për uljen e mandatit të anëtarëve të KPK, nga 13 në 7 e po ashtu ka dhënë rekomandim pozitiv për ndërprerjen e mandatit, për disa anëtarë të KPK.
“Përbërja e re e KPK-së nuk cenon standardet ndërkombëtare….. Është pozitive që procesi i para përzgjedhjes për anëtarët e prokurorisë bazohet vetëm në kritere formale. Procesi i para-përzgjedhjes për anëtarët porotë është thjeshtuar, gjë që është gjithashtu një përmirësim”, thuhet në njoftim.
Më tej thuhet se më e rëndësishmja është drafti i rishikuar trajton shqetësimin kryesor të Opinionit të dhjetorit të Komisionit të Venecias në lidhje me dispozitat kalimtare, të cilat fillimisht parashikonin zëvendësimin e të gjithë anëtarëve.
Për më shumë lidhur me opinionin dhe konkluzionet e Komisionit të Venecias mund t’i lexoni këtu:
BQK: Remitancat arritën 1.42 miliard euro në 2025
58% e të burgosurve pa gjyq, raporti i Këshillit të Europës ...
Reali kontakton përfaqësuesit e Konates
Trafikonte armë zjarri në Tiranë, arrestohet 27-vjeçari nga ...
Aksion në Prishtinë, 15 gjoba për shitësit ilegalë
I kërkuar në të gjithë Europën, arrestohet shqiptari në Ital...