Zëvendësministri në Ministrinë e Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka paralajmëruar se javën e ardhshme do të dërgohet në qeveri koncept dokumenti i cili pas hartimit do të mundësojë konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.
Sallahu përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se iniciativa e hartimit të këtij projektligji do ta pasurojë sistemin ligjor të konfiskimit të pasurisë së kundërligjshme, shkruan arbresh.info.
“Në fillim të javës së ardhshme do të dërgohet në qeveri për miratim koncept dokumenti për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme. Pas miratimit në Qeveri të këtij dokumenti shumë të rëndësishëm, do të themelohet grupi punues për hartimin e projektligjit i cili do të bazohet kryesisht në koncept dokumentin e tillë”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Ushtarët amerikanë ruajnë kufirin e Kosovës, KFOR publikon p...
Kurti u prit nga Macron në Paris, diskutuan për integrimin e...
“Jutarnji”/ Nga ëndërr në histori: Serbia është përshëndetur...
Goditet baza e armëve në Itali, arrestohet shqiptari dhe par...
Ja kur del paga e 13-të për punëtorët e sektorit publik
Vrasja me tre plumba në Vushtrri, rikonstruktohet ngjarja tr...