Vend punishtja ku po ndërtohet shtrati i lumit Mat në Kalabri të Prishtinës është bërë vend kërcenim serioz për qytetarët. Lëvizja nëpër trotuar është bërë thuajse e pa mundur.
Nisi për të përfunduar për gjashtë muaj. Por, rregullimi i shtrati të lumit Mati në Kalabri që nisi në mars të vitit 2017 nuk dihet se kur do të përfundojë. Në këtë vit nuk është parë asnjë punëtor në vend punishte. Ndërsa gjendja në teren është bërë kërcënuese për qytetarët.
“Kemi hasur në probleme pronësore, sapo të zgjidhen ato fillojnë punimet”, tha për lajmi.net një zyrtarë i Infrastrukturës në Komunën e Prishtinës.
Vet, kryetari Shpend Ahmeti disa herë ishte ankuar në ish qeverisjen e LDK-së se kishte trashëguar projekte me probleme pronësore. Por, ky kryetar vet ka nisur disa projekte pa i zgjidhur çështjet pronësore.
Banorët shprehen të zhgënjyer me Komunën.
“Ditën nam sytë punojnë mirë, me ardh natën këndej mundesh me përfundu në llagam. E kam fjalën për ata që nuk e njohin terrenin”, thotë Bekim Shala, i cili e ka shtëpinë pak metra larg kolektorit.
Situata duket të jetë shumë e rrezikshme, sidomos nëse lëvizin fëmijët, pasi kolektori është shumë i thellë.
Veç kësaj, aty edhe trotuari ka filluar të shembet pas gërmimeve duke paraqitur kërcenim serioz për banorët.
“Sivjet nuk ka punu kush këtu. Kanë thënë se një person nuk po mundet me u marr vesh me komunën, qatje pak ma poshtë, pasi po thotë se toka ka kalon reka është e tij. Nuk është problemi që është veç shemti e madhe për sytë, por frika është nga fëmijët se nuk ka kund mbrojtëse”, thotë Xhafer Gashi, një tejet banorë i atyshëm.
Kontrata për rregullimin e shtratit të lumit Mat është nënshkruar në dhjetorë të vitit 2016. Fillimisht punimet patën nisur në lagjen Mati 1, për të vazhduar më poshtë ku edhe është ky lum në lagjen Kalabria.
Ne vendin ku është punuar gjendja është e shumë e keqe. Kjo pasi janë vendosur vetëm disa pengesa te cilat ka disa muaj që janë hequr përsëri
Gjatësia e rrugës mbi lumë është 1240 metra, vlera e projektit është mbi 2 milionë euro.
Vlera e projektit: 1,696,063.32 euro.
Buxheti i ndarë: 1,696,063.32 euro (THV-Të Hyra Vetanake)
Periudha e realizimit të punimeve: 6 Muaj.
Data e nënshkrimit të kontratës: 29/12/2016.
Data e fillimit të punimeve: 31/03/2017.
Data e përfundimit të punimeve: Punimet janë në ekzekutim e sipër.
Vonesa në realilzimin e punimeve: Nuk sqarohen arsyet e vonesave.
Punëkryesi: Jehona shpk & Arhiko & Beni Construction – Malishevë. /Lajmi.net/





Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji
Vendasit po avancojnë pas pjesëve së para në ndeshjet e Ligë...
Majorja kosovare, Vjollca Hoti nderohet nga FBI
Nesër mblidhet Qeveria
Tre kosovarët që vdiqën në vendin e punës në Austri pritet t...
KFOR-i për stërvitjet e ushtarëve serbë në kufi me Kosovën: ...