Ambasada e Francës dhe Universiteti i Prishtinës kanë organizuar një ngjarje të përbashkët për Erasmus Days 2018.
Joseph Giustiniani Atashe nga Ambasada Franceze në Kosovë ka thënë se frëngjishtja është një gjuhë që nuk është më e vështirë se të tjera.
“Është gjuhë e rëndësishme, në përgjithësi në BE. Gjuha angleze është e domosdoshme, gjermanishtja është e diasporës, ndërsa gjuha franceze ju dallon nga të tjerët”, ka thënë ai, përcjell portali arbresh.info.
Ai ka thënë se bashkëpunimet me universitetin janë të shumëllojshme.
“Janë tre sektor. Arkeologjia që mu më ka tërhequr mjaft shumë. Kur takohem me arkeologët e Kosovës ata e flasin gjuhën frënge dhe kjo na kënaq neve. Pastaj mbështetja që po japim për parkun e Ulpianës që janë edhe ata të kënaqur. Pastaj edhe në fushën e ekonomisë dhe drejtësisë. Mirëpo bashkëpunimet universitare funksionojnë në bazë të një programi që quhet Erasmus ku këto bashkëpunime janë për të hapur mendjen dhe për të bërë studime në vende tjera si në Evropë sepse një ditë Kosova do të jetë pjesë e BE-së”, ka thënë ai duke treguar se studimet në Francë janë pothuajse falas.
“Mos hezitoni dhe shkoni atje sepse studimet janë falas dhe të mira”, shtoi ai.
Prorektorja e UP-së Merita Kocinaj Berisha tha se Ambasada e Francës mundëson shumë aktivitete për student.
“Vite më parë kemi shkëmbyer përvoja me Francën. Sjellje të ekspertëve nga Franca në Kosovë, pastaj shkëmbim të profesorëve, e bashkëpunime tjera për të ndarë njohuritë dhe përvojat mes dy vendeve”, tha ajo.
Sipas saj çdo njësi e Fakultetit Ekonomik ka përfituar nga bashkëpunimi i Ambasadës Franceze.
“Studentëve tanë po u ofrohet mundësia që të studiojnë sikur të gjithë studentet tjerë. Po ashtu jeni njoftuar për arritjet e Kosovës në Frankofoni ku Kosova tani më është pjesë si vend i asocuar dhe e falënderojmë Ambasadën e Francës për këtë”, ka thënë ajo duke u bërë thirrje studentëve të shfrytëzojnë mundësitë për bursa.
Stregios Tragoudas nga zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka thënë se edukimi është prioritet i lartë i zyrës së BE.
“Kemi shumë projekte për trajnime dhe edukime. Është një zyre e veçantë e Eraemus ku u ofron mbështetje njerëzve që duan të dinë ku të studiojnë. Dhe duke marrë parasysh që pjesa më e madhe e Kosovës është rini ne kemi kënaqësi të madhe të punojmë me ju”, ka thënë ai.
Sipas tij Erasmus plus është shume i rëndësishëm pasi që u mundëson studentëve të njoftohen me nivelin ndërkombëtar të studimeve.
“Ju duhet ta shfrytëzoni këtë sistem për hapjen në bote. Do të ketë shumë aktivitete të Erasmus Plus dhe ju do të informoheni. Dëshiroj të iu përkujtoj që çdoherë që flasë me student iu them që çdo pyetje që keni përveç zyrës në fakultetin e juaj e keni edhe zyrën Erasmus dhe shfrytëzojeni sepse të gjithë studentët që kanë studiuar jashtë më kanë thënë se ua ka ndryshuar jetën, shpresoj që do t’ua ndryshoj edhe juve”, ka thënë ai./Arbresh.info

Kryeprokurori Isufaj takon kongresistë amerikanë, diskutojnë...
Presidentja Osmani kundër shtrenjtimit të ri të rrymës, do t...
Gjendet pa shenja jete një 86-vjeçar në shtëpinë e tij në Ra...
Italia heton turizmin e snajperëve në Sarajevë gjatë luftës ...
Vazhdon rënia e Bitcoin-it
Ishulli grek ofron akomodim falas për ata që kujdesen për ma...