Një profesoreshë në Universitetin e Prizrenit “Ukshin Hoti” ka denoncuar një koleg të saj për kërcënim.
Lajmin e ka konfirmuar për Arbresh.info, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyçi.
“Ankuesja F/SH/K raporton rastin për një kërcenim nga kolegu i saj M/SH/K te cilët janë punonjës ne Universitetin e Prizrenit “Ukshin Hoti”. Patrulla policore u është përgjigjur rastit dhe te njëjtët viktimën e rastit e kane shoqëruar për në stacionin policor Prizren për intervistim”, deklaroi ai.
Bytyçi tha se me rastin është informuar hetuesi kujdestar i cili ka informuar Prokurorin e shtetit dhe me urdhër te tij inicohet rast.
Rasti dërgohet për hetime te mëtutjeshme.
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...
Ekspozita e Shkëlzen Gashit, deputeti Hasani: S’është gabim,...
“Surprizë e bukur”, çka po paralajmëron Don Xhoni?
VanHorn në aeroportin “Nënë Tereza”: Pajisje amerikane për f...
Britania mobilizon 35 vende për sigurinë në Ngushticën e Hor...