70-vjeçari nga Prizreni, Marian Gjugja, që nga dita e shtunë ka dalë nga shtëpia për një shëtitje dhe nuk është kthyer më. Policia po kërkon vendndodhjen e tij por ende nuk kanë rezultuar në gjetjen e Marianit.
Vesel Gashi nga zyra për informim në Policinë e Prizrenit tha sot për Express se policia po vazhdon kërkimet për të, por ende nuk ka ndonjë gjë konkrete.
“Njësitet policore po merren me këtë rast, por ende nuk kemi diçka konkrete”, tha Gashi.
Familjarët po kërkojnë edhe ndihmën e qytetarëve në rast se kanë ndonjë informacion për vendndodhjen e tij.
Të shtunën pas orës 19:00, ai i vetëm kishte dalë nga shtëpia dhe që nga ajo ditë familjarët nuk dinë asgjë për fatin e tij.
I moshuari kur ka dalë nga shtëpia kishte pasur të veshur një xhaketë ngjyrë kafe dhe një palë pantallona ngjyrë të zezë.
Thaçi dhuron veturën zyrtare për OVL e UÇK-së së Obiliqit
Kurti dhe Vitia nesër vizitojnë Odën e Mjekëve të Kosovës
Guterres thirrje Iranit: Dialogu i domosdoshëm për të shmang...
KQZ po planifikon ta përmbyllë rinumërimin nesër
Debati i ashpër me Rogertin, Gimbo shpërthen në lot në dhomë...
Skandaloze: Tifozët e Celta Vigos shpalosin flamurin e Kosov...