Përmes një njoftimi për mediat, Policia në Prizren njofton se pas një pune hetimore janë arrestuar tre të dyshuar të cilët dyshohet se me datën 19 mars në orët e vona të mbrëmjes kanë kryer vjedhje të rëndë nga një servis i telefonave celularë në rrugën “De Rada” në Prizren.
Sipas Policisë, pas identifikimit të kryerësve janë gjetur edhe dëshmitë materiale të vjedhura në lokal të cilat i janë kthyer pronarit.
“Të dyshuarit janë marrë në pyetje në prani të avokatëve mbrojtës dhe pas intervistave të njëjtit janë ndaluar nën masën e arrestit policor për 48 orë”, thuhet në njoftim.
Të njëjtit të dyshuar janë të njohur për Policinë pasi kanë kryer vjedhje edhe herëve tjera./Arbresh.info
Trump: S’ka marrëveshje me Iranin derisa të rihapet ngushtic...
NASA rikthehet në Hënë, niset misioni historik Artemis II
Irani godet Izraelin me raketa balistike, alarm në mbarë ven...
Kuvendi i Kosovës mban sot seancë plenare
Reshje të dendura dhe erëra të fuqishme të enjten në Kosovë
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...