Prokuroria Themelore në Prizren, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ka njoftuar se sot janë arrestuar tre persona në flagrancë për shkak të tentativës për të eksploatuar zhavorr pranë lumit “Drini i Bardhë”. Në këtë rast janë sekuestruar një kamion dhe një eskavator.
Personat e arrestuar ndodhen në ndalim 48-orësh, me dyshimin për kryerjen e veprave penale “Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit” nga neni 338 dhe “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” nga neni 356 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
“Prokuroria Themelore në Prizren, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, me datë 04.06.2025 pati zhvilluar një aksion të suksesshëm kundër degradimit të mjedisi, si pjesë e angazhimit të vazhdueshëm për mbrojtjen e natyrës dhe pasurive mjedisore. Ky aksion kishte si qëllim parandalimin e aktiviteteve të paligjshme që dëmtojnë mjedisin dhe shëndetin e qytetarëve, ku janë arrestuar nëntëmbëdhjetë (19) persona dhe janë sekuestruar dyzet (40) mjete të kryerjes së veprës penale duke përfshirë: dhjetë (10) kamionë, pesëmbëdhjetë (15) eskavator, pesëmbëdhjetë (15) makineri seperimi, si dhe prova të tjera materiale, ku vlera totale e sekuestrimit ishte rreth 2 milionë Euro”.
“Megjithatë, më 17.12.2025 vetëm disa muaj pas këtij aksioni, ka pasuar një tentativë tjetër për dëmtimin e mjedisit. Lidhur me këtë rast, tre persona janë arrestuar në flagrancë, në orët e vona të natës, pasi tentuan të eksploatonin zhavorr përreth lumit “Drini i Bardhë”. Lidhur me këtë rast është sekuestruar një (1) kamion dhe një (1) eskavator. Personat e arrestuar, gjenden në ndalim 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale “Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit” nga neni 338, dhe “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” nga neni 356 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”.
Prokuroria Themelore në Prizren thekson se do të vazhdojë të jetë vigjilente dhe të marrë të gjitha masat për të parandaluar aktivitetet e paligjshme që mund të dëmtojnë mjedisin dhe shëndetin e qytetarëve.
Po ashtu, bëhet apel për angazhimin e të gjithëve në mbrojtjen e mjedisit dhe respektimin e ligjit, për të siguruar një të ardhme më të qëndrueshme./Arbresh.info



Ambasada e ShBA-së: Synojmë të punojmë me qeverinë e re për ...
Rama në Bruksel, takohet me Përfaqësuesen e Lartë për Politi...
Kështu po duket ura e re për këmbësorë mbi lumin Ibër
Murati: Me qeverinë Kurti rriten edhe shtesat për nënat leho...
Tragjike në Vjenë/ Torturohet për orë të tëra dhe digjet në ...
Von der Leyen: Evropa duhet të jetë përgjegjëse për sigurinë...