Pritje të gjata, një pacient i vërsulet doktorit në Ortopedi: Ku janë doktorët tjerë?

14:50 | 21 Shkurt 2020
A Z

Në ordinancën specialistike të Ortopedisë në QKUK, qytetarët detyrohen të presin për orë të tëra për një kontroll. E gjitha kjo si pasojë që në vendin e punës ishte vetëm një doktor, paraditen e sotme. 

Burime të arbresh.info bëjnë të ditur se njeri nga pacientet nga mos durimi i pritjeve të gjata i ka bërtitur doktorit Nderim Salihaj.

“Ku janë doktorët tjerë”, është shprehur i mllefosur një pacientë i shoqëruar nga një grua, që më pas refuzuan të trajtoheshin.

Gjithashtu ka pasur pacient që kanë “kërcënuar” se do të thërrasin edhe Ministrin e Shëndetësisë Arben Vitija, për neglizhencën e doktorëve.

Arbresh.info ka kontaktuar Drejtorin e Ortopedisë, Ridvan Krasniqi, për të marrë një përgjigje rreth kësaj çështje, por ai nuk ishte në dijeni për asgjë.

“Është e pasaktë informata, dhe nuk kam asnjë informacion se ndonjë pacient ju ka vërsul doktorit, dhe nuk qëndron se punon vetëm një doktor, sepse ka mjek të mjaftueshëm çdo dit mjekët e kanë të  caktuar kush ka me punua”, ka thënë ai./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale