Në pikëkalimin kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në Merdare, vazhdon të ketë kolona të gjata.
Në dalje të Kosovës janë krijuar kolona të veturave deri në 2 kilometra, kryesisht të mërgimtarëve që po kthehen në vendet e Evropës Perëndimore, pas pushimeve në Kosovë, raporton transmetuesi publik.
Përderisa pritjet janë të gjata për të kaluar kufirin e Kosovës, bashkatdhetarët që sot kanë hyrë në Kosovë kanë thënë se nga ana e Serbisë nuk ka fare kolonë për të hyrë në Kosovë.
Policia u ka bërë thirrje të gjithë atyre që kanë për të udhëtuar gjatë vendit, që t’i shfrytëzojnë edhe pikat e tjera kufitare, në mënyrë që t’i shmangin pritjet në Merdare.
Tragjedi në Itali, orteku vret dy turistë në Bolzano
Trump: Irani nuk do që SHBA-ja ta godasë
KF Ulpiana zgjedh kryetarin e ri – Fitim Dragaqina merr drej...
Trump: Kam parandaluar nisjen e tre luftërave bërthamore
Ushqimet ultra të përpunuara janë po aq të rrezikshme sa cig...
Vlorë: Automjeti përfshihet nga flakët në zonën e Ujit të Ft...