Pritet të nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit juridik Kosovë – Gjermani

17:34 | 25 Qershor 2015
M. A.

Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, do të udhëtojë të hënën për në Berlin, ku do të pritet nga homologu i tij, Heiko Maas, me ç’rast do të nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit juridik për çështje penale mes Republikës së Kosovës dhe Republikës Federale të Gjermanisë.

Kjo marrëveshje ndërshtetërore është e natyrës së veçantë, pasi që përfshinë rregullimin e pesë fushave: ndihmën e ndërsjellë juridike, ekstradimin, transferimin e personave të dënuar, luftën kundër terrorizmit dhe mbrojtjen e të dhënave personale.

Kjo është Marrëveshja e parë në fushën e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar, e këtij modeli, që të dyja palët nënshkruajnë. Me këtë Marrëveshje palët marrin përsipër ofrimin e ndihmës së ndërsjellë juridike në procedurat penale që janë duke u zhvilluar para organeve gjyqësore të vendeve nënshkruese të kësaj Marrëveshje.

Shpërndaje në rrjete sociale