Një burrë e ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një qeni pasi ishte futur në oborrin e tij.
Rastin e ka raportuar pronari i qenit, i cili sipas policisë, është fqinj i të dyshuarit.
Policia ka arrestuar të dyshuarin, derisa në shtëpinë e tij kanë gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie e cila dyshohet se është përdorur, pesë fishekë dhe një gëzhojë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka shtënë me pushkë gjuetie në drejtim të qenit i cili ishte futur në oborrin e tij, ndërsa qeni ishte pronë e ankuesit-fqinj i të dyshuarit. Njësitet policore në vendin e ngjarjes tek i dyshuari kanë gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie e cila dyshohet se është përdorur, 5-fishekë dhe 1-gëzhojë. Në konsultim me prokurorin i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.
Policia e ka iniciuar rastin si “Posedim dhe përdorim i paautorizuar i armës”, dhe “Keqtrajtim i kafshëve”.
Austria përshëndet formimin e Qeverisë së re: Tash Kosova mu...
Bruksel, Komisioni Evropian nën hetim për shitje të pasurive...
Artmotion në kulmin e sezonit – dy shtëpi, nominimet e fundi...
Stalla përfshihet nga flakët në Vlorë, digjen 22 lopë e viça
Lëshohet për qarkullim rruga Pejë – Prishtinë, që ishte e bl...
Aksident mes kamionit dhe veturës në Klinë, pesë të lënduar