Sot rreth orës 05:00 policia e Kosovës ka gjetur trupin e pajetë të një mashkulli 29 vjeçar në shtëpinë e tij.
Policia e ka konfirmuar rastin për lajmi.net duke shtuar se me të dalë në vendin e ngjarjes së bashku me zjarrëfikësit të cilët kanë mundësuar hyrjen në shtëpi kanë gjetur trupin e pajetë të tij.
Rasti po hetohet si vdekje e dyshimtë.
Ky është njoftimi i plotë i policisë:
Më 09.04.2019 rreth orës 05:00 policia ka marrë informatën për dyshimin se në një shtëpi në rrugën “Enver Zyberi” në Prishtinë gjendet një trup i pajetë.
Policia menjëherë ka dale në vendin e ngjarjes dhe ka nisur me ndërmarrjen e vepimeve konform situates.
Në vendin e ngjarjes janë ftuar edhe zjarrëfikësit të cilët kanë mundësuar depërtimin brenda shtëpisë në fjalë ku edhe është gjetur trupi i pajetë i një mashkulli 29 vjeç.
Aktualisht rasti po hetohet si vdekje e dyshimtë.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion ashtu që të përcaktohen shkaqet e vdekjes derisa policia ka vazhduar hetimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje me qëllim të sqarimit të plotë të saj.
Elijona, banorja e preferuar
LudoLee banori më i ri i Big Brother VIP Kosova
Turistët në Shqipëri sollën 4.4 miliardë euro, shqiptarët sh...
Haxhiu fton qytetarët të marrin pjesë në tubimin e LVV-së ne...
Barcelona raportohet në La Liga nga një klub tjetër për tran...
Konjufca: Lotët e nanës Rukë janë lot të dhimbjes por edhe k...