Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se kamerat e sigurisë me inteligjencë të lartë artificiale do të vendosen së shpejti në kryeqytet.
Me anë të një postimi në Facebook, Rama ka bërë të ditur se për herë të parë në Prishtinë, nga ky fillimvit do të vendosen kamerat e sigurisë të cilat do t’i monitorojë policia e vendit.
Sipas Ramës, këto kamera kanë një intelegjencë të lartë artificiale, prodhim amerikano – kanadez, të cilat do të ndihmojnë që përmes policisë, të bëhet identifikimi i personave të cilët hedhin mbeturina, parkojnë në trotuare apo vende ku nuk lejohet.
Rama ka potencuar se përmes këtij sistemi, do të identifikohen, në kohë rekord, personat e përfshirë në vjedhje, rrahje apo çfarëdo vepre.
“Po ashtu, përmes këtij sistemi, do të identifikohen, në kohë rekord, personat e përfshirë në vjedhje, rrahje apo çfarëdo vepre të tillë, dhe besojmë se do të ul numrin e këtyre rasteve dhe rrisë nivelin e sigurisë në kryeqytet”, shkroi Rama.
“Personat të cilët me makina hynë gabim në rrugë një kahëshe, bëjnë tejkalim në vi të plotë ndarëse, apo udhëtojnë me veturë të paregjistruar, do të identifikohen menjëherë nga këto kamera, të cilat do të japin sinjalet në qendrën e monitorimit në polici, duke ndikuar që shkelje të tilla të ndodhin sa më pak. Kryeqyteti do të jetë më i sigurt!”, përfundoi Rama./Arbresh.info
Kelmendi do të ankohet ndaj vendimit të Themelores që refuzo...
Shqipëria ndaloi 51 ton misër nga Serbia, konstatohet prani ...
Kurti: Mbi 12 milionë euro për transformimin e tërësishëm të...
13-vjeçari ther me thikë një 19-vjeçar pas një përleshje në ...
Rizvanolli: Kosova nuk ka importuar rrymë nga EFT gjatë qeve...
Ambasadori i ri gjerman viziton Mitrovicën e Veriut, thotë s...