Prishtina organizon aktivitete për Ditën Ndërkombëtare të Rinisë

16:42 | 11 Gusht 2015
M. A.

Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në komunën e Prishtinës organizon aktivitete të ndryshme sportive dhe rinore në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, UNFPA, PEN, etj, me rastin 12 gushtit, Ditës Ndërkombëtare të Rinisë.

Qëllimi i kësaj dite është të pranoj dhe njoh përpjekjet dhe përkushtimin e të rinjve në mbarë botë për përmirësimin e shoqërisë.

Dita Ndërkombëtare e Rinisë shënohet çdo vit më 12 gusht dhe synon promovimin e aktivitete për të rinjtë, ndërsa u aprovua me një rezolutë të posaçme nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në vitin 1999.

Më poshtë e gjeni edhe planifikimin e aktiviteteve që do të organizohen me rastin e kësaj dite./arbresh.info/

 

   AGJENDA

 

11:00-12:00                 Kalimi i çiklistëve/ fillimi i aktiviteteve të Ditës Ndërkombëtare të Rinisë

Vendi: Nga lagjet e Prishtinës, ndalojnë në Parkun e Gërmisë

12:00-15:00                 Caktimi i grupeve të gjakut, kontrollimi i gjakut

Vendi: Pishina e Gërmisë

12:00-14:30                 Aktivitete akrobatike të parkour

Vendi: Pishina e Gërmisë

12:00-14:30                 Bilardo dhe futboll

Vendi: Pishina e Gërmisë

12:00-14:30                 Pikado

Vendi: Pishina e Gërmisë

13:00-14:30                 Shigjetari

Vendi: Parku i Gërmisë

13:00-15:00                 Shah

Vendi: Parku i Gërmisë

13:00-16:00                 Pikturë

Vendi: Parku i Gërmisë

14:00-15:30                 Gjuajtje në shenjë

Vendi: Pishina e Gërmisë

15:00-16:00                 Debat me temë “Roli i të rinjve në zhvillimin e kryeqytetit”

Vendi: Pishina e Gërmisë

15:00-16:30                 Futboll

Vendi: Parku i Gërmisë

15:30-17:00                 Stimulimi i ndihmës së parë

Vendi: Pishina e Gërmisë

15:30-16:30                 Karate

Vendi: Pishina e Gërmisë

17:00-18:00                 Performanca të lira akrobatike në ujë nga të rinjtë

Vendi: Pishina e Gërmisë

18:00-19:30                 Vaterpollo

Vendi: Pishina e Gërmisë

18:00-21:00                 Program muzikor me artistë të rinj

Vendi: Pishina e Gërmisë

21:00                           Këndi i te rinjve për përmbylljen e aktiviteteve

Vendi: Pishina e Gërmisë

 

Shpërndaje në rrjete sociale