Ka mbetur vetëm edhe një ditë deri te fillimi zyrtar i fushatës zgjedhore. Si rrjedhojë e kësaj përfaqësuesit e subjekteve politike kanë njoftuar se tashmë i kanë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme në këtë drejtim, duke i përcaktuar edhe qendrat në të cilat do t’i mbajnë tubimet e para në kuadër të fushatës, shkruan sot gazeta Zëri.
Gjatë ditës së nesërme (25 shtator) pritet të nisë zyrtarisht fushata për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Subjektet politike, që do të garojnë më 6 tetor, tashmë i kanë përcaktuar edhe qytetet se ku do ta fillojnë fushatën. Prishtina, Mitrovica e Theranda janë qendrat në të cilat partitë politike e koalicionet parazgjedhore do t’i mbajnë takimet e para në kuadër të fushatës zgjedhore.
Tri pikat ku Trumpi dhe Netanyahu nuk pajtohen për luftën me...
Gjakovë: Ende i mbyllur dhe me shirit të policisë lokali ku ...
Dy të vdekur në aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba në 24 orët e ...
Princesha e Norvegjisë thotë se është ‘manipuluar dhe mashtr...
Çfarë moti do të mbajë këtë fundjavë?
Ndahet nga jeta ish-inspektori i arsimit