Legalizimi i pronave ka pas shumë pak aplikues në krahasim me pritjet që ishin. Përfaqësues të komunës së Prishtinës, thonë se janë të shqetësuar me numrin e vogël të aplikantëve.
Procesi i legalizimit të pronave, ka përfunduar më 16 mars të këtij viti, dhe në krahasim me vitin e kaluar, këtë vit numri i aplikantëve ka qenë më i vogël, tha për KosovaPress, zëdhënësja e komunës së Prishtinës Miranda Mullafazliu
Duke paralajmëruar se ata që nuk aplikuan për legalizim të pronave do t’u rrënohen objektet, Mullafazliu i tha KosovaPress-it se këtë vit kanë aplikuar vetëm 761
“Procesi i legalizimit në komunën e Prishtinës ka filluar me 16 shtator 2015 dhe është përmbyllur me 16 mars të vitit 2016. Në këtë periudhë në komunën e Prishtinës kemi pranuar 761 aplikacione derisa kemi pasur të trashëgu ara edhe 6 mijë aplikacione nga procesi i legalizimit nga viti 2010 të cilat do të trajtohen por që deri më tani nuk kanë marr asnjë vendim. Të gjitha këto 6 mijë e 761 lëndë do të trajtohen. Palët të cilët nuk kanë aplikuar për legalizim të objekteve sipas dispozitave ligjore në fuqi do të futën në listën e objekteve që duhet të rrënohen”, tha Mullafazliu.
Përndryshe, procesi i legalizimit të pronave të ndërtuara nga paslufta, e që nuk kanë leje, është përcjell nga një kampanjë e gjatë paralajmëruese me thirrje për aplikim.
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...