Lëshimi në funksion i fabrikës së re të ujit në Shkabaj përfundimisht do ta zgjidhë çështjen e furnizimit më ujë të pijes në komunën e Prishtinës. Qytetarët e Prishtinës nuk do të ballafaqohen më me mungesë të ujit. Përkundrazi, ata qysh nga dita e sotme (e premte) do të kenë ujë 24 orë.
Kështu së paku kanë deklaruar zyrtarë të Komunës së Prishtinës për gazetën “Zëri”, të cilët kanë thënë se prej datës 17 mars, nëse nuk ka ndonjë problem teknik, çështja e ujit do të rregullohet përfundimisht për kryeqendrën e Kosovës.
Madje, sipas tyre, projekti për furnizimin e Prishtinës është projekti më i madh që ka marrë përsipër kjo kompani, e cila aktualisht furnizon edhe komuna të tjera të Kosovës, siç është Podujeva, Lipjani e disa qytete të tjera.
Nga ana tjetër, kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina”, ka konsideruar se ky projekt është ndër më të rëndësishmit që nga ekzistenca e “KUR-Prishtina”.
Erzen Vraniqi nga zyra për medie në Komunën e Prishtinës, ka thënë se prej 17 marsit të këtij viti Prishtina nuk do ta ketë problem më çështjen e furnizimit me ujë.
“Përjashto ndonjë problem teknik, si për shembull kapacitetet e gypave të lagjes apo diçka të tillë, që nga nesër Prishtina duhet të ketë furnizim me ujë 24 orë”
Ambasadori i ri gjerman viziton Mitrovicën e Veriut, thotë s...
FSK stërvitje ushtarake në Koliq dhe Badovc fundjavën tjetër...
Berlini dërgon aeroplanë luftarakë në Poloni për shkak të dr...
Vrasja e shqiptares në Itali, arrestohet autori i dyshuar – ...
Caktohet data kur nis gjyqi i dytë ndaj ish-presidentit Thaç...
Kurti: Kosova e përkushtuar në luftën kundër pastrimit të pa...