Në 24-orët e fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 71 raste të reja me Covid-19, duke çuar në 14 mijë e 637 numrin e personave të infektuar me virus.
Po ashtu, për gjatë kësaj kohe janë shëruar 163 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 11 mijë e 435 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2 mijë e 606, përcjell Telegrafi.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, ka bërë të ditur se në 24-orët e fundit betejën me COVID-19 e kanë humbur 7 pacientë, duke çuar në 596 numrin e viktimave.
Nga rastet e fundit të konfirmuar me COVID-19, më së shumti janë nga Komuna e Prishtinës me gjithsej 13 raste dhe Ferizajt më 7 raste.
Komuna e Pejës më 5 raste, me nga 4 raste janë Komuna e Fushë Kosovës, Gjakovës, Podujevës, Prizrenit, Rahovecit dhe Vitisë.
Komuna e Gjilanit, Skenderajt dhe Vushtrrisë më 3 raste, kurse Komuna e Dragashit dhe ajo e Mitrovicës me nga 2 raste.
Me nga një rast janë komunat Drenas, Hani i Elezit, Kamenicë, Klinë, Lipjan, Malishevë, Mamushë, Shtime dhe Suharekë.
Mot me diell sot në Shqipëri
Si mund të ndihmojë Ukraina në zhbllokimin e Ngushticës së H...
Mblidhen sot shtatë komisione parlamentare
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Mot pranveror sot në Kosovë, temperatura deri në 24 gradë
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër