Prishtina 81 raste të reja me COVID-19

15:29 | 29 Korrik 2020
M. A.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka publikuar rezultatet e rasteve me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas të dhënave janë restuar 449 mostra me metodën PCR, në laboratorin e Mikrobiologjisë.

Nga këto raste pozitive kanë rezultuar 194 raste pozitive.

Me këtë rast Prishtina edhe sot prin me 81 raste të reja.

Rezultatet sipas komunave:

Prishtinë 81 raste, komuna Podujevë 17 raste, Prizren 14 raste, komuna Fushë Kosovë 13 raste, komuna, Gjakovë 12 raste, komuna Vushtrri 8 raste, komuna Drenas 7 raste, komuna Mitrovicë 7 raste, komuna Malishevë 5 raste, komuna Obiliq 5 raste, komuna Lipjan 5 raste, komuna Dragash 4 raste, komuna Skenderaj 4 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Gjilan 2 raste, komuna Suharekë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Istog, Klinë, Pejë, Rahovec dhe Zubin Potok.

Shpërndaje në rrjete sociale