Zotëria i Parë i Republikës së Kosovës, z. Prindon Sadriu, ka pranuar ftesë zyrtare nga Zonja e Parë e SHBA, znj. Melania Trump, për të marrë pjesë në samitin ndërkombëtar që do të mbahet në Shtëpinë e Bardhë në muajin mars.
Samiti do t’i dedikohet iniciativës së Zonjës së Parë Melania Trup “Fostering the Future Together”, të cilës Kosova iu bashkua në shtator 2025.
“Kjo nismë globale e Shtëpisë së Bardhë do të vërë në dispozicion teknologji të avancuara, përfshirë inteligjencën artificiale, për të mbështetur fëmijët, prindërit, si dhe edukatorët, duke siguruar njëkohësisht mbrojtjen e të rinjve nga rreziqet online. Kompanitë më të mëdha botërore të teknologjisë janë zotuar t’i ofrojnë këto mjete pa kosto ose me kosto shumë të ulët për Kosovën dhe vendet e tjera pjesëmarrëse.Iniciativa e Zonjës së Parë Trump lidhet edhe me prioritetet e Presidentes Osmani për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve nga rreziqet digjitale si dhe zhvillimin e sektorit të teknologjisë informative në përputhje me interesat e fëmijëve. Presidenca e Kosovës do të kontribuojë me angazhim konkret në mbështetjen e kësaj iniciative, nëpërmjet planeve që tashmë i janë prezantuar Administratës së Presidentit Trump”.
“Pjesëmarrja e Kosovës në këtë samit nënvizon angazhimin tonë në fuqizimin e aleancës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të avancuar mirëqenien dhe zhvillimin e gjeneratës së re, si dhe për të forcuar më tej partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thuhet në njoftimin e Presidencës./Arbresh.info
Arben Kingji vizitë zyrtare në Rumani, fokus bashkëpunimi në...
Haxhiu shpreh keqardhje për ekspozitën, thotë se vendimi u m...
Barcelona pritet të marrë një kompensim të madh financiar ng...
Aksident trafiku në Lupç të Podujevës, dy automjete përplase...
Papa Leoni viziton Monakon, bën thirrje kundër pabarazisë gl...
Ekspozita skandaloze për masakrat, Rama përshëndet reagimin ...