Ajri i ndotur e ka vështirësuar jetën e qytetarëve në Prishtinë. Jo vetëm komunikacioni dhe ajri me cilësisë tejet të dobët përbën problem për banorët e kryeqytetit kosovar.
Vendimi për të bllokuar disa rrugë të Prishtinës po detyron qytetarët që të gjejnë alternativa për të kryer nevojat familjare. Një ide të bukur e ka gjetur kameramani i njohur kosovar, Jeton Sopa.
Pasi që rrugët deri tek çerdhja e dy djemve binjakë të tij, Malit e Lisit nuk është e lejuar për qarkullim, Sopa ka funksionalizuar biçikletën e tij me një “rimorkio” bartëse për të marrë nga çerdhja dy djemët e tij.
Veprimi i tij “në mbrojtje të ambientit” e ka tërhequr vëmendjen e kalimtarëve në kryeqytet.

52 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, mbi 2 mijë 300 tik...
Presidenti Macron vizitë zyrtare në Japoni, lufta në Lindjen...
Qeveria merr kredi 47 milionë euro nga Banka Botërore, plani...
“Zemra e Dardanisë” – Edona Llalloshi me këngë për Kos...
Godet veturën zyrtare me veturën e tij në Ferizaj, arrestohe...
Prishtina e mbushur me mbeturina, Rama: Të mos bllokohen kon...