Në kuadër të “Konferencës vjetore të prokurorëve”, prokurori nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, Agron Qalaj, ka prezantuar para të pranishmëve, rolin e Prokurorit të Shtetit për zbatimin e udhëzuesit për politikat ndëshkimore.
Prokurori Qalaj, gjatë prezantimit të zbatimit të udhëzuesit për politikat ndëshkimore, ka thënë se detyrë e Prokurorit të Shtetit, përveç që të paraqes faktet dhe provat e rastit si dhe dispozitat relevante për veprën penale, do të jetë edhe asistimi i tij aktiv për gjykatën lidhur me caktimin e dënimit.
Gjithashtu, prokurori Qalaj, ka thënë se duhet të mblidhen informatat e nevojshme duke filluar nga faza parapenale nga neni 48 dhe neni 66 të KPP-së.
Prokurori Qalaj, gjithashtu ka thënë se duhet të merren deklaratat personale të viktimës, evidencën për të kaluarën kriminale të pandehurit, gjendjen pasurore dhe financiare të pandehurit, kërkesat për konfiskimin e përhershëm të pasurisë, kërkesën për shqiptimin e dënimit plotësues.
Prokurori Qalaj, ka potencuar se duhet të bëhet përmbledhja e rrethanave lehtësuese dhe rënduese për të pandehurin në relacion me përgjegjësinë penale fajësinë dhe dëmit të shkaktuar, përpilimi i listës kontrolluese, pjesë e shkresave të lëndës. /arbresh.info/
Osmani i bashkohet Marshit për Drejtësi, përshëndetet me Ham...
Vritet në Londër nipi i këngëtares kosovare, disa të arrestu...
“Kosova e shpalli pavarësinë, ne e njohëm”, momenti kur Bush...
Osmani jep mbështetje për marshin “Drejtësi, jo politikë”
Kurti: Lufta e UÇK-së ishte luftë e kulluar çlirimtare ̵...
Rifat Jashari pritet me duartrokitje nga qytetarët në paraka...