Prezantohet Akademia e Grave për paqe

08:56 | 6 Shtator 2016
M. A.

Akademia e Grave të Reja për Paqe do të organizojë sot një tryezë.

Qëllimi i kësaj tryeze është që të prezantoj ëKartën Kombëtare të Kosovës, dokument i cili synon të ndërtojë angazhimin dhe kuptimin e sfidave dhe pengesave me të cilat ballafaqohen gratë e reja në Kosovë.

Kjo kartë përfshin rekomandime të cilat iu drejtohen një game të gjerë të akterëve në nivelin lokal dhe ndërkombëtar.

Akademia e Grave të Reja për Paqe është projekt i cili ka filluar implementimin në vitin 2015 dhe mbështetet nga fondacioni Kvinna till Kvinna.

Shpërndaje në rrjete sociale