Kryeministri Isa Mustafa është takuar me presidenten Atifete Jahjaga dhe Top Channel ka mësuar se përveç krizës, dy krerët e lartë të shtetit kosovar kanë diskutuar edhe çështje të tjera si autorizimet që Presidentja duhet t’ia japë qeverisë për nënshkrimin e MSA-së.
Ndërkohë, në mjediset e Kuvendit, zyrtarë të lartë policorë janë duke kontaktuar personalisht me policët që kujdesen për sigurinë në Kuvend.
Burime të sigurta të Top Channel brenda Kuvendit kanë bërë të ditur se gjatë ditës në ambientet e Kuvendit kanë qëndruar edhe zyrtarë të shërbimit sekret kosovar (AKI), të cilët kanë diskutuar me policinë për planin e tyre të sigurisë brenda Kuvendit.
Osmani: Epopeja e Dukagjinit – kujtesë dhe testament i sakri...
Aksion i gjerë pastrimi për sezonin turistik në Pogradec, Ra...
Gjysmëhëna e Kuqe: 82,000 objekte civile të goditura në Iran
Haxhiu: 24 marsi 1999 ndryshoi rrjedhën e historisë së Kosov...
Kurti priti në takim drejtues dhe përfaqësues të organizatav...
Kryesia e PDK-së: Rruga e vetme janë zgjedhjet e reja