Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava.
Në këtë takim u diskutua për rolin e rëndësishëm që Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) luan në promovimin e respektit të ndërsjellët ndërmjet besimeve fetare të ndryshme në vendin tonë, transmeton arbresh.info
E kryetari Tërnava e uroi presidenten Osmani për marrjen e detyrës dhe i ofroi bashkëpunim dhe mbështetje në realizimin e projekteve në të mirën e qytetarëve të vendit.
Njoftimi i plotë:
Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani priti në takim kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiun Naim Tërnava.
Presidentja Osmani theksoi rolin e rëndësishëm që BIK luan në promovimin e respektit të ndërsjellë ndërmjet besimeve e feve të ndryshme në Republikën e Kosovës. Presidentja vlerësoi bashkëpunimin e mirë mes bashkësive fetare në promovimin e vlerave tradicionale të bashkëjetesës fetare.
Presidentja Osmani potencoi në veçanti kontributin pozitiv të BIK në përçimin e mesazheve tek qytetarët e Kosovës në situatën e rëndë të përballjes me pandeminë.
Myftiu Tërnava e uroi Presidenten Osmani për marrjen e detyrës dhe i ofroi bashkëpunim dhe mbështetje në realizimin e projekteve në të mirë të qytetarëve të Republikës së Kosovës.
48-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë
“Ekipi i Kosovës” – Hoffenheim poston foto...
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...
I shpallur në kërkim nga Italia, arrestohet 51-vjeçari në Ti...
Vajza e Trumpit në Shqipëri, pritet të takohet me kryeminist...
Sot nafta dy cent më lirë se dje