Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga priti sot në takim lamtumirës drejtorin e Korpusit amerikan të Paqes në Kosovë, Stephen Kutzy i cili shoqërohej nga drejtoresha e re e këtij korpusi Darlene Grant.
Presidentja Jahjaga çmoi lartë kontributin e Kutzy si drejtori i parë i Korpusit amerikan të Paqes në Kosovë.
Ajo theksoi se angazhimi i zotit Kutzy dhe i të gjithë vullnetarëve është shumë i rëndësishëm për forcimin e marrëdhënieve midis qytetarëve të Kosovës dhe popullit amerikan si dhe për thellimin e miqësisë midis dy vendeve, transmeton Klan Kosova.
Jahjaga gjatë këtë takimi i dëshiroi mirëseardhje në Kosovë drejtoreshës së re të Korpusit amerikan të Paqes dhe e inkurajoi atë për të vazhduar me sukses misionin e filluar nga zotëri Kutzy, që përmes angazhimit të vullnetarëve, t’i ofrohet ndihmë të gjitha komuniteteve që jetojnë nëpër pjesë të ndryshme të Kosovës.
Drejtori i Korpusit amerikan të Paqes në Kosovë e falënderoi Presidenten Jahjaga për mbështetjen që institucionet dhe qytetarët e Kosovës i kanë ofruar atij personalisht por edhe vullnetarëve të Korpusit amerikan të Paqes.
Fisnik Asllani barazon rezultatin në fillim të pjesës së dyt...
“Njerëz të çmendur” , Behgjet Pacolli i reagon ashpër Granit...
Shqipëria në epërsi pas pjesës së parë me golin e Arbër Hoxh...
LDK fton qytetarët të kontrollojnë njehsorët, rastet shkojnë...
Me një gol në fund të pjesës së parë, Sllovakia shkon me epë...
Prania e NATO-s në Kosovë vlerësohet thelbësore për stabilit...