Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur falënderime ndaj ish-kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Tony Blair, për “shpëtim nga shfarosja”. Osmani ka shprehur ka shprehur mirënjohjen e saj dhe të popullit të Kosovës për kontributin për çlirimin e vendit.
Në konferencën përbashkët me ish-kryeministrin Blair, e para e shtetit ka deklaruar se vendimi i atëhershëm për intervenim ishte i duhur dhe se për këtë, mirënjohës është i gjithë populli i Kosovës.
“Në vitin ’99 roli juaj si kryeministër britanik gjatë ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë ishte vendimtar, ndaj sikurse atëherë që ishit hero i popullit të Kosovës, si dhe hero i lirisë e demokracisë; edhe sot jeni hero i paqes për vendimin e drejtë të asaj kohe dhe gjithë përkrahjen që ia keni dhënë Kosovës gjatë këtyre 25 viteve”, ka thënë ajo.
“25 vite pas dhe çdo ditë nga ajo, ne ju themi ‘faleminderit Sir Tony Blair’, që përkundër sfidave ju orientuat kompasin e historisë në anën e mbrojtjes së vlerave që kanë përcaktuar kapitujt më të lavdishëm të historisë njerëzore”, ka thënë Osmani.
“Me forcat aleate të NATO-s ju na shpëtuat nga shfarosja e cila synohej nga regjimi gjenocidal i Millosheviqit. Në kujtimet e juaja ju vet e keni thënë se intervenimi i Kosovës ishte ‘një betejë midis të mirës e të keqes, një betejë midis qytetërimit dhe barbarisë dhe një betejë midis demokracisë dhe diktaturës’. Kosova sot është një nga trashëgimitë tuaja më të suksesshme, është një nga mësimet se mbrojtja e lirisë, paqes dhe demokracisë janë shtyllat e civilizimit dhe obligim i secilit në çfarëdo kohe”, ka deklaruar Osmani.
Osmani ka përmendur faktin se shumë fëmijë të pasluftës e gëzojnë emrin e Tony Blair, duke i cilësuar si shenja të gjurmëve që ish-kryeministri ka lënë te populli.
“Ju na shpëtuat nga shfarosja. Ju keni thënë se intervenimi në Kosovë ishte një betejë midis të mirës dhe keqes. Shumë fëmijë të asaj kohë mbajnë emrin tuaj. Trashëgimi juaja në Kosovë është trashëgimi e shprese, lirisë dhe partneritetit”, u shpreh Osmani.
Kjo është gjendja aktuale në pikat kufitare
Policia identifikon të 40 viktimat e zjarrit vdekjeprurës në...
Procesi drejt fundit, numërohen mbi 70% e votave me postë
Drejtori i Interit flet për Kristjan Asllanit dhe konfirmon ...
Moti për sot i paqëndrueshëm në Shqipëri, zonat ku do ketë r...
Maduro pritet të paraqitet për herë të parë në gjykatë në Nj...