Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të Konferencës në Mynih, është takuar me admiralin Stuart B. Munsch- komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli.
Osmani ka shprehur mirënjohje për punën e NATO-së në Kosovë.
Gjitashtu, në takim është “diskutuar për zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë, me ç’rast u potencua rëndësia e bashkëpunimit të ngushtë përderisa ballafaqohemi me këto sfida në rajonin tonë dhe përtej”.
Komunikata e plotë:
Osmani takohet me admiralin Munsch në konferencën e sigurisë në Mynih
Në Mynih, në kuadër të Konferencës së Sigurisë, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me Admiralin Stuart B. Munsch, Komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli.
Presidentja Osmani ka shprehur mirënjohje për punën e NATO-s në Kosovë përgjatë këtyre 23 viteve në mbrojtje të sigurisë e stabilitetit. Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë, me ç’rast u potencua rëndësia e bashkëpunimit të ngushtë përderisa ballafaqohemi me këto sfida në rajonin tonë dhe përtej./arbresh.info/
Benita: Të gjitha femrat kanë dëshirë të kenë një mashkull s...
PSG kompleton transferimin e Dro Fernández
Shtatë të vdekur dhe një i plagosur nga rrëzimi i një avioni...
I pari i Federatës Mbretërore të Futbollit të Spanjës zbulon...
Hoti s’ka votë për Vjosa Osmanin, për “propozimet e tjera” t...
Nagavci: Procesi i zgjedhjes së drejtorit të IAK-së ishte i ...