Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë që ndodhi sot në Prizren, e cila ka tronditur tërë vendin.
Në një postim në rrjetet sociale, Osmani ka theksuar se një ngjarje e tillë nuk është vetëm një tragjedi familjare, por edhe një “dramë shoqërore, një alarm që kumbon fort për të gjithë”.
Ajo ka shtuar se një ngjarje e tillë është një thirrje për gjithë shoqërinë dhe shtetin që të reagojnë më fuqishëm kundër dhunës.
‘I bëj thirrje organeve të drejtësisë: veproni me forcën maksimale të ligjit, pa asnjë mëshirë ndaj dhunës! Zbardhje e plotë, ndëshkim maksimal – ky është minimumi që kërkon drejtësia në këtë rast. Por drejtësia pas tragjedisë nuk mjafton. Kërkohet parandalim! Parandalim për të ndalur dorën që godet, për të shpëtuar jetët që sot janë të pambrojtura. Nuk mundemi kurrsesi të kthejmë kokën anash! Nuk ka më “është punë familjare” kur dhuna gërryen nga brenda zemrën e një shoqërie. Shtëpia nuk guxon të bëhet vend i frikës. Duhet të mbetet strehë e shenjtë”, tha Osmani./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Tragjedi në një familje në Prizren, babai ther për vdekje vajzën 15 vjeçare
Numri 129 i takon AAK për zgjedhjet e ardhshme
Lëvizja Vetëvendosje garon me numrin 116 në zgjedhjet e 28 d...
BE me hezitime për heqjen e masave ndaj Kosovës para zgjedhj...
Sergio Ramos luan ndeshjen e fundit në Meksikë, tani i lirë ...
Koha e duhur për municione? Kosova futet në lojë
Policia arrin t’i arrestoj dy të dyshuar në Gjilan, në filli...