Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani sot ka pritur në takim shefin e EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e fundit në vend si dhe situatën e sigurisë.
Presidentja Osmani vlerësoi bashkëpunimin e institucioneve vendore dhe ndërkombëtare në fushën e sigurisë si dhe në parandalimin e destabilizimit të vendit pas agresionit ushtarak të Federatës Ruse kundër Ukrainës, përcjell arbresh.info.
Presidentja Osmani ka shprehur mirënjohjen e saj për angazhimin e EULEX-it në mbështetjen e institucioneve të Republikës së Kosovës në fushën e luftimit të dhunës ndaj grave si dhe fushat e tjera të parapara në mandatin e këtij misioni. /arbresh.info/
Hasani: Deputetët nuk mund të detyrohen të qëndrojnë në sall...
Ministria e Andin Hotit merr vendimin e parë
Tërmeti me magnitudë 6.0 godet Italinë jugore, epiqendra pra...
Zhduket një grua në Ferizaj
Irani: Bllokimi në Ngushticën e Hormuzit do të vazhdojë deri...
Tentim vrasje në Skenderaj, i dyshuari në arrati