Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përkujton 26-vjetorin e Masakrës në Qyshk, Zahaq, Llabjan dhe Pavlan.
“Sot përkujtojmë me dhimbje e nderim viktimat e Masakrës në Qyshk, Zahaq, Llabjan dhe Pavlan, civilë të pafajshëm, familjarë e fqinjë, të vrarë mizorisht nga forcat e regjimit gjenocidal serb.44 civilë në Qyshk, 17 në Zahaq, 21 në Pavlan dhe 13 në Llabjan u vranë vetëm pse ishin shqiptarë.
Kujtimi për ta mbetet i përhershëm, ndërsa drejtësia ende mungon. Le të jetë kjo ditë një thirrje për drejtësi. Kosova nuk harron!”, shkruan në faqen e Presidencës së Kosovës./Arbresh.info
“Zemra e Dardanisë” – Edona Llalloshi me këngë për Kos...
Godet veturën zyrtare me veturën e tij në Ferizaj, arrestohe...
Prishtina e mbushur me mbeturina, Rama: Të mos bllokohen kon...
“Java e gjelbër”, deputetët diskutime për problemet e eviden...
KMDLNJ: Pensionistët e Kosovës janë lënë në harresë nga Qeve...
Kandiq: As në Serbi s’është thënë që të vrarët në Dubravë is...