Në kuadër të Muajit Ndërkombëtar të Parandalimit të Vetëvrasjes, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, i është bashkuar nismës së Linjës së Jetës, për të rritur ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e shëndetit mendor dhe parandalimin e vetëvrasjeve.
Ajo theksoi se askush nuk duhet të ndihet i vetëm, dhe se është e domosdoshme që shoqëria të ndërtojë një ambient ku dhimbja nuk fshihet me heshtje, por pranohet dhe trajtohet me kujdes.
“Sot dhe çdo ditë riafirmojmë përkushtimin tonë për të ndërtuar një shoqëri ku dhimbja nuk mbulohet me heshtje, dhe ku çdo njeri ndjen se kurrë nuk është vetëm”, theksoi Osmani./Arbresh.info
Messi shënon me kokë nën tribunën “Leo Messi” në...
Irani pretendon se ka rrëzuar tre aeroplanë amerikanë
Hamza uron Pashkët: Paqe, mirësi, qetësi shpirtërore dhe shu...
Haradinaj kujton masakrat në Rrezallë, Llovcë e Llapqevë: Pl...
Haxhiu bën homazhe në Rezallë: Krimet e Serbisë nuk do të ha...
Rama: Negociatat me BE-në vijojnë, së shpejti lajme shumë të...