Presidentja Osmani niset për Gjilan: Iftarin do ta presim në një familje dëshmori

13:31 | 6 Prill 2022
A Z

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, derisa ishte rrugës për në Gjilan i është drejtuar qytetarëve nga vetura e saj.

Osmani, tha se ka kohë që kanë planifikuar që t’i nisin vizitat nëpër komuna të Kosovës, e tani sipas saj, është e domosdoshme që të ulen me kryetarët e komunave, që të flasin për sfidat me të cilat ballafaqohen e të shohin se si mund t’i kalojnë ato së bashku.

Tutje tha se sot, iftarin do ta presin në një familje dëshmori, pas vizitave që do t’i bëjnë në disa OJQ e biznese.

“Kemi filluar me komunën e Gjilanit, e cila udhëhiqet nga kryetari më i ri në moshë për të parë se çfarë punë po bëhen e çfarë punë mund të bëjmë bashkë tash e tutje. Do të vazhdojmë me përurimin e punimeve në një shkollë në mënyrë që të kenë qasje të gjithë nxënësit që janë me nevoja të veçanta. Ky përurim do të bëhet në bashkëpunim me UNICEF-in”, është shprehur Osmani./arbresh.info/