Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka nderuar me medalje ‘Urdhëri i Lirisë’ filantropin dhe biznesmenin shqiptaro-amerikan Xhim Xhema, për kontributin e tij për liri dhe pavarësi të Kosovës.
Presidentja Osmani ka falënderuar për kontributin e dhënë Xhemën, duke numëruar të gjitha punët e tij që i ka bërë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që çështja e Kosovës, mos të lihet anash por të jetë fuqishëm në agjenten e senatorëve dhe kongresistëve amerikanë.
Xhema falënderoi presidenten Osmani për këtë medalje që ia dhuroi, duke thënë se ndihet mirë për vlerësimin.
Kujtojmë se ky është njëri nga mirënjohjet më të larta që jep Presidenca e Kosovës, për personalitetet që kanë kontribuar për Kosovën. /arbresh.info/





Rusët goditën ndërtesën e tyre me raketë
IFAB merr vendim për propozimin e Wenger për rregullin e ri ...
Aplikacioni i Google më në fund ridizajnon kërkimin me zë në...
Trump publikoi mesazhet private që i dërgoi shefi i NATO-s p...
Kurti nga Davosi: Diskutime për lidershipin, demokracinë dhe...
Parashikimi i motit për nesër