Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Gjermani, ku do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih (MSC).
Në njoftimin e bërë nga Presidenca thuhet se, në margjina të MSC-së, presidentja Osmani do të zhvillojë një sërë takimesh dypalëshe me liderë të tjerë botërorë, si dhe me krerë të organizatave ndërkombëtare.
“Presidentja Osmani do të marrë pjesë po ashtu edhe në panele diskutimi për çështjet e lidhura me sigurinë, duke përfshirë zhvillimet në Ballkanin Perëndimor dhe sfidat e paraqitura për kombet demokratike në mbarë botën”, thuhet në njoftim.
Në Konferencën e Sigurisë në Mynih (MSC) do të marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.
Ndryshe, MSC është themeluar më 1963 dhe që nga atëherë është një forum i pavarur në të cilin promovohen zgjidhjet paqësore të konflikteve, bashkëpunimi ndërkombëtar dhe dialogu./arbresh.info/
48-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë
“Ekipi i Kosovës” – Hoffenheim poston foto...
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...
I shpallur në kërkim nga Italia, arrestohet 51-vjeçari në Ti...
Vajza e Trumpit në Shqipëri, pritet të takohet me kryeminist...
Sot nafta dy cent më lirë se dje