Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar 30 vjetorin e referendumit për pavarësinë e Kosovës.
Presidentja Osmani me anë të një postimi në Facebook, shkroi se para 30 vitesh, Referendumi që u mbajt për pavarësi të Kosovës nga Serbia, ishte hapi përmbajtësor dhe paraprijës i 17 shkurtit të vitit 2008
“Më 26 shtator të vitit 1991, rrugëtimi i Kosovës mori kahun e synuar ndër breza, drejt bërjes shtet nën udhëheqjen e urtë të presidentit historik, dr.Ibrahim Rugova.Në këtë përvjetor, i kujtojmë me respekt të gjithë ata që organizuan Referendumin, një nga ngjarjet, e cila i vuri themelet e para të shtetit të Kosovës!”, shkruhet në postimin e saj. /arbresh.info/
Rama për Politico: SHBA-të mund të sulmojnë Iranin nga Shqip...
Papa u bën thirrje SHBA-ve dhe Iranit të rikthehen në negoci...
Sot shpallet aktgjykimi për rastin “Banjska”
Kuvendi sot në dy seanca, njëra për ish-kongresmenin Eliot E...
Hashim Thaçi sot feston ditëlindjen
Në nderim të Qosjes, sot ditë zie shtetërore në Kosovë