Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Pragë të Republikës Çeke, për të marrë pjesë në forumin global të sigurisë, GLOBSEC 2024.
Sipas njoftimit, presidentja Osmani, do të jetë në mesin e liderëve global të cilët do të mblidhen në Pragë me qëllim të diskutimit të sfidave të ndryshme gjeopolitike dhe rëndësisë së bashkëpunimit në tejkalimin e tyre.
Presidentja Osmani do t’i drejtohet audiencës ndërkombëtare në një diskutim mbi perspektivën e Kosovës karshi zhvillimeve gjeopolitike, gjersa do të realizojë edhe takime të tjera bilaterale./Arbresh.info/
“Taksë prej 10 eurosh për çdo automjet që hyn në Prishtinë”,...
Deputetja e VV-së thotë se kanë kërkuar nga opozita që të pr...
Dy shtetas turq u rrahen mes vete në Prishtinë
I dënuar me 10 vjet burg për trafik droge në Itali, arrestoh...
AKB: Paga e 13-të vetëm për sektorin publik është diskriminu...
Haradinaj: Qindra shqiptarë u ekzekutuan në Lybeniq dhe zonë...