Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka paraqitur sot në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës kërkesën për pezullimin e afatit kushtetues prej 30 ditësh.
Në një konferencë për media, Osmani tha se kjo kërkesë mund të shmang futjen e institucioneve në një bllokadë, shkruan Arbresh.info.
“Kemi paraqitur kërkesën për masë të përkohshme për pezullim të rrjedhjes së afatit prej 30 ditësh. Kërkesa për masë të përkohshme është mundësi që të shmanget futja e institucioneve në një bllokadë pa fund dhe hyrja në një situatë ku institucionet do të mund të krijoheshin në mënyrë kundër kushtetuese dhe do të ishin të pas afatshme. Kërkesa bëhet më qëllim të parandalohet dëmi i pariparueshëm dhe të mbrohet interesi publik”, ka deklaruar Osmani.
Ndryshe, e para e vendit sot ka paraqitur në Gjykatën Kushtetuese edhe kërkesën për qartësimin e pasojave juridike që vijnë nga moskonstituimi i Kuvendit./Arbresh.info
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit